Shtëpi 3-katëshe 3.97 ari në Ferizaj
User ID: 1563 • URL: @agjensioni-vali • Lokacioni: Ferizaj
Shitet shtëpi 3-katëshe në Ferizaj, në Rrugën e Gremes, te Gorenja, vetëm 50 metra nga rruga kryesore. Prona shtrihet në parcelë prej 3.97 ari dhe është ndërtuar në vitin 2009.
Organizimi i hapësirës:
- Kati përdhes: sallon, kuzhinë e veçantë, 2 tualete, depo për ngrohje dhe dalje në garazh
- Kati i dytë: 4 dhoma gjumi, 4 terasa dhe 2 tualete
- Kati i tretë: 1 dhomë gjumi, 1 tarracë dhe 1 tualet
Shtëpia posedon gjithashtu garazh, oborr të rregulluar dhe hapësirë të jashtme me skarë. Nga pamja e jashtme vërehen ballkone dhe terasa të shumta, hyrje e rregulluar dhe rrethim me portë.
Për më shumë informata dhe për caktimin e vizitës, kontaktoni agjensionin Vali.
Marrëveshje