Banesë 86m² në Fushë Kosovë
User ID: 1855 • URL: @fo • Lokacioni: Fushe Kosove
Shitet banesë e re me sipërfaqe 86m² në objektin e ndërtuar nga Miri Construction, në rrugën “Pajazit Islami”, Fushë Kosovë. Banesa ndodhet në katin e parafundit dhe përfundimi i punimeve është planifikuar për muajin dhjetor, pas së cilit do të jetë e gatshme për banim.
Prona ka lokacion të përshtatshëm, me qasje të lehtë në rrugët kryesore dhe afër institucioneve të rëndësishme:
- Çerdhja e Shtetit
- Dy shkolla fillore
- Qendra e Mjekësisë Familjare
Banesë e ndriçuar dhe funksionale, e përbërë nga:
- Sallon me kuzhinë të hapur
- Dy dhoma gjumi
- Paradhomë
- Banjo moderne
- Ballkon me orientim juglindje dhe perëndim
Nga ballkoni dhe hapësirat e banesës ofrohet pamje e hapur mbi zonën përreth. Kontrata realizohet te noteri. Çmimi i shitjes është 64,000 €.
Për më shumë informacion ose për rezervim të vizitës, kontaktoni në +383 44 348 080 (Vala, Viber, WhatsApp).
64,000.00€