Unazë druri
User ID: 350 • URL: @atelieat • Lokacioni: Decan
• Unazë druri
Për adhuruesit e detajeve të vogla
Për propozime unike apo për stil të përditshmërisë tuaj.
Në veçanti per ata/o të cilët/at kanë alergji ndaj metaleve.
●Detajet që mund të përzgjedhni
•Mund të personalizoni unazen nga ana e jashtme (sipas dëshires, shkronjë, datë, dizajn-logo, etj).
•Mund të zgjedhni njërën nga 3 llojet e drurit të fortë të përzgjedhura dhe të punuara me kujdes (qershi-bungu-arrë).
●Detajet që duhet të dini-
•3 llojet e drurit që janë përzgjedhur janë prej më të përdorurave për unaza për shkak të fortësisë dhe jetëgjatësisë.
•Përfundimi (lyerja e drurit).
Mbrohet me dyllë blete (100% natyral), i cili ushqen drurin, mbron nga papastërtitë, dhe krijon një shtresë mbrojtëse ndaj lagështisë (por jo rezistente ndaj ujit).
•Si të kujdeseni për jetëgjatësin e unazës
Nuk preferohet të mbahet gjatë punëve fizike që ushtrohet presion i peshës në të.
Shmang përdorimin në ujë.
Mos e perdorni gjatë larjes së duarve, dushit, notit apo ndonje aktivitet qe ka prezencë të ujit, ujit të njelmët apo ndonjë produkti me permbajtje kimike (shampo, alkool, detergjentë, etj)
Shmang kontaktin me mjete të forta që mund ta gërvishin atë, për shkak që krijohet hapësirë në shtresën mbrojtëse, e që në ndërkohë mund të rezultojë me plasaritjen-thyerjen e unazës.
15.00€