VW Golf 5 1.9 TDI 2008 United
User ID: 306 • URL: @auto-luri • Lokacioni: Fushe Kosove
Shitet Volkswagen Golf 5 1.9 TDI, 77 kW, modeli Bluemotion United, viti 2008. Vetura është në ngjyrë hiri metalike dhe paraqitet shumë e ruajtur, si në pjesën e jashtme ashtu edhe në enterier.
Motori është në gjendje shumë të mirë dhe është servisuar komplet, përfshirë setin, në servis të autorizuar për Volkswagen – Labi Servis. Mundësohet kontrolli në servis të autorizuar VW. Kilometrazhi prej 230,500 km është i garantuar. Vetura ka libër servisi, dy çelësa dhe është e regjistruar në RKS me regjistrim të vlefshëm edhe 10 muaj.
Sipas të dhënave të shitësit, vetura ka ardhur nga Zvicra, ka një pronar prej ardhjes në Kosovë dhe nuk është nën hipotekë.
Pajisjet dhe veçoritë:
- Klimatizim Climatronic dual-zone
- Tempomat
- Komanda në timon
- Ulëse me ngrohje
- Navigacion me ekran të madh
- Bord kompjuterik
- Katër xhama elektrikë
- Xhama të errësuar 30%
- Xham i përparmë me ngrohje
- Pasqyra elektrike dhe me ngrohje
- Sensor për dritat e gjata
- Sensor shiu gjatë ngasjes
- Sensorë parkimi prapa
- Mbyllje qendrore
- ABS dhe airbag
- Hologjenë dhe larëse të dritave
- Goma Goodyear
Enterieri dhe karroceria janë të ruajtura mirë, ndërsa gjendja vizuale e veturës përputhet me fotografitë. E përshtatshme për kontroll nga blerësi në servis sipas zgjedhjes.
Marrëveshje