Audi A4 2.0 TDI Automatik 177PS
User ID: 2207 • URL: @auto-aniku • Lokacioni: Mitrovice
Shitet Audi A4 me motor 2.0 TDI, fuqi 130 kW / 177 PS dhe transmision automatik Multitronic me 8 shpejtësi. Vetura është e mirëmbajtur dhe në gjendje shumë të mirë, me servise të kryera gjithmonë në kohë.
Së fundmi janë kryer servisi, ndërrimi i rripit dhe rripit të dhëmbëzuar. Sipas shitësit, vetura nuk ka nevojë për investime shtesë. Është e regjistruar në RKS edhe për 1 vit.
Pajisjet dhe veçoritë:
- Sensorë parkimi para dhe mbrapa
- Sensor shiu
- Drita automatike
- Klima dyzonale
- Komanda në timon
- Auto Start/Stop
- Navigacioni
- CD, SD Card dhe Bluetooth
- Karrige me ngrohje
- Fellne 18”
- Goma të reja, viti 2025
- LED para dhe mbrapa
Vetura paraqitet me ngjyrë të kaltër të errët dhe felne sportive 18”. Shikimi dhe testimi bëhen me marrëveshje.
Marrëveshje