VW Golf 8 2.0 TDI DSG 2020
User ID: 2216 • URL: @siko-auto-shpk • Lokacioni: Mitrovice
Shitet Volkswagen Golf 8 Life, i prodhuar në dhjetor 2020, i ardhur nga Gjermania. Motori 2.0 TDI me 150 PS dhe transmision automatik DSG me 7 shpejtësi. Çmimi është 21.499 €, me doganën e paguar. Ndërrime nuk bëhen.
Vetura ka 110.000 km dhe të gjitha serviset janë kryer në Volkswagen në Gjermani. Është e gatshme për çdo kontroll teknik.
Pajisjet dhe veçoritë kryesore:
- Paketë Life
- Motor 2.0 TDI, 150 PS
- Transmision automatik DSG, 7 shpejtësi
- Xhama të errësuar 65%
- Fenerë LED
- Sensorë parkimi në të gjitha anët
- Sensorë të dritave
- Kontroll tempomati
- Timon me ngrohje
- Ekran touchscreen
- Klimë automatike
Vetura paraqitet në ngjyrë gri të errët dhe është e gatshme për përdorim. Për më shumë informata, kontaktoni në Messenger ose në numrin 044-836-031.
21,499.00€