Biznes Restorant 300m² Rruga B, Prishtinë
User ID: 145 • URL: @apartment-patundshmeri • Lokacioni: Prishtine
Ofrohet për shitje biznes aktiv dhe i gatshëm për operim në Rrugën B, në pjesën më të frekuentuar të Prishtinës. Lokali është i përshtatshëm për restorant, kafiteri ose veprimtari të ngjashme gastronomike dhe shitet së bashku me pajisjet, inventarin dhe investimet ekzistuese.
Sipërfaqja totale është 300 m², e përbërë nga 200 m² hapësirë lokali dhe 100 m² pjesë kuzhine. Ambienti është i kompletuar dhe i mobiluar, me hapësirë të organizuar për klientë, tavolina, ulëse dhe zonë funksionale pune.
Biznesi ka investime me vlerë mbi 100.000 €, përfshirë:
- Terasë elektrike
- Sistem ventilimi
- Klimatizim
- Kuzhinë të kompletuar
- Inventar dhe pajisje për funksionimin e biznesit
Biznesi është aktiv dhe aktualisht operon me staf prej 10 personash. Shqyrtohen edhe ofertat me kompenzim. Çmimi dhe kushtet e shitjes janë sipas marrëveshjes.
ID e shpalljes: 2504
Për më shumë informata: 049 833 660 / +383 45 307 297
70,000.00€