VW Golf 8 Active 2023 150PS DSG IQ Light
User ID: 2487 • URL: @224420 • Lokacioni: +383 048614666
Shitet Volkswagen Golf 8 Active, model i vitit 2023, i prodhuar në fund të vitit 2022. Vetura sapo është importuar nga Gjermania dhe është në gjendje shumë të mirë, e mirëmbajtur profesionalisht dhe e gatshme për përdorim të menjëhershëm.
Motori zhvillon 150 PS dhe kombinohet me kambjo automatike. Kilometrazhi është 170,000 km. Vetura ka qenë e përdorur nga vetëm një pronar, kompani, që nga fillimi. Çmimi është 22,200 €, i diskutueshëm për blerës serioz. Nuk bëj ndërrime; shitja bëhet nga person privat, jo autosallon.
Gjendja dhe dokumentacioni:
- Dogana e kryer
- Nuk është e regjistruar në Kosovë
- Garanci DEKRA për kilometrazhin
- Garanci DEKRA që vetura nuk ka pasur aksidente
- Garanci valide deri në vitin 2027
- Historik i plotë dhe i dokumentuar i servisimit
- Të gjitha serviset të kryera në Gjermani
- 2 çelësa origjinalë
Pajisjet dhe opsionet:
- IQ Light me drita LED inteligjente
- ACC / IQ Drive për asistencë inteligjente gjatë vozitjes
- Ngrohje në ulëse
- Ngrohje në timon
- Kamera dhe sensorë parkimi 360°
- Kuka për rimorkio
- Zgjedhje e mënyrave të vozitjes: Sport, Comfort, Eco dhe Individual
- Xhama të errësuar nga fabrika
- Black Edition me detaje të zeza të jashtme dhe të brendshme
- Fellne alumini
- Kompresor për fryrjen e gomave
- Dizhalicë dhe çelës për fellne
Ngjyra është Black Deep, e zezë metalike. Vetura paraqitet shumë e pastër dhe nuk ka nevojë për investime. Për më shumë informata: 048-614-666.
22,200.00€