Banesë 80m² 1+1 në Ulpianë
User ID: 2486 • URL: @224419 • Lokacioni: Ferizaj
Shitet banesë 1+1 me sipërfaqe 80 m² në lagjen Ulpianë, në Rrugën Mark Dizdari, në katin përdhes. Prona ndodhet afër Shkollës Hasan Prishtina dhe përballë Interex-it, në një lokacion të përshtatshëm për banim.
Banesa është e renovuar komplet sipas një plani të realizuar nga arkitekt, me investim të deklaruar rreth 40.000 €. Organizimi i hapësirës përfshin:
- Sallon
- Kuzhinë
- 1 dhomë gjumi
- Banjo
- Depo
- Ballkon 11 metra të gjatë
Prona posedon sistem ngrohjeje Termokos, klimatizues dhe kamera sigurie. Dokumentacioni është i rregullt, me fletë poseduese dhe mundësi të përkthimit të menjëhershëm te noteri.
Për më shumë informata dhe caktim të terminit për vizitë, kontaktoni në 049/535/477.
Marrëveshje