Banesë 60m² në Qendër të Ferizajt
User ID: 2486 • URL: @224419 • Lokacioni: Ferizaj
Ofrohet për shitje banesë 60 m² në katin e parë, në Rrugën Dëshmorët e Kombit, në qendër të Ferizajt. Prona ndodhet pranë Restaurant Ballkan dhe Bankës TEB, në një lokacion të kërkuar me qasje të afërt në markete, kafene, institucione dhe transport urban.
Banesë e mobiluar dhe e gatshme për banim, me mobilie cilësore dhe organizim funksional të hapësirës. Është e përshtatshme si për banim familjar, ashtu edhe për investim.
Renditja:
- Sallon me kuzhinë
- 2 dhoma gjumi
- Koridor
- Banjo
- Depo
Detaje shtesë:
- Sipërfaqe: 60 m²
- Kati: 1
- Lokacion: Rruga Dëshmorët e Kombit, Ferizaj
- Dokumentacioni: Fletë poseduese
- Gjendja: E mobiluar dhe e gatshme për banim
Për më shumë informata dhe për organizim të vizitës, kontaktoni në: +383 49 53 54 77.
AV Real Estate – Çelësi i pronës suaj të ardhshme!
Marrëveshje