Penthouse 574m² në Ferizaj – Kompleksi Morea
User ID: 2486 • URL: @224419 • Lokacioni: Ferizaj
Ofrohet për shitje penthouse ekskluziv në Kompleksin Morea, në Rrugën Uran Tinova, Ferizaj, në katin e 14-të. Prona ndodhet në një lokacion të kërkuar, prapa Spitalit Rajonal të Ferizajit, dhe ofron pamje të hapur, privatësi dhe hapësirë të jashtëzakonshme.
Penthouse ka sipërfaqe totale prej 574.45 m², të organizuar në:
- 343.10 m² hapësirë banimi
- 231.35 m² terasë panoramike
Organizimi i brendshëm përfshin:
- Sallon të madh dhe elegant
- Kuzhinë
- Trapezari
- 6 dhoma gjumi
- 2 banjo
- Koridor të madh
- Depo
- Terasë të madhe për relaks dhe argëtim
Prona është e pabanuar më parë dhe paraqet mundësi të përshtatshme për banim luksoz ose investim. Hapësirat e brendshme janë të reja dhe të ndriçuara mirë, ndërsa terasa e madhe panoramike shton komoditetin dhe potencialin e pronës.
Ofrohet mundësi fleksibile pagese, përfshirë edhe kompenzim me vetura ose pasuri të tjera sipas marrëveshjes.
Për më shumë informata dhe për caktimin e vizitës, kontaktoni në: 049 535 477.
AV Real Estate – Çelësi i pronës suaj të ardhshme!
Marrëveshje