Banesë 90m² SN-A Ferizaj me Fletë Poseduese
User ID: 2486 • URL: @224419 • Lokacioni: Ferizaj
Ofrohet për shitje banesë moderne me sipërfaqe 90 m² në kompleksin SN-A, në Rrugën Halim Spahija, Ferizaj. Banesa ndodhet në katin e 6-të, është e pabanuar më parë dhe shitet e mobiluar, e gatshme për banim.
Prona ka ambiente të ndriçuara, mobilim bashkëkohor dhe organizim funksional:
- Sallon me kuzhinë
- 2 dhoma gjumi
- 2 ballkone
- 1 banjo
- Depo
- Koridor
Kuzhina është e kompletuar me elemente moderne dhe pajisje të integruara, ndërsa hapësira e qëndrimit është e mobiluar me stil bashkëkohor. Banesa ofron kushte të përshtatshme për banim familjar ose për investim.
Lokacioni ndodhet pranë Spitalit Rajonal, shkollës “Gjon Serreqi”, Rrugës Rexhep Bislimi dhe vetëm pak minuta nga Qendra e Qytetit. Në afërsi gjenden çerdhe, markete, barnatore dhe shërbime të tjera të nevojshme për jetesë të përditshme.
Banesa shitet me fletë poseduese të rregullt dhe mund të blihet edhe përmes kredisë bankare. Për më shumë informata dhe caktimin e vizitës, kontaktoni në numrin 049 535 477.
AV Real Estate – Çelësi i pronës suaj të ardhshme!
Marrëveshje