Banesë 83.7m² Ferizaj, 2 Dhoma Gjumi
User ID: 2486 • URL: @224419 • Lokacioni: Ferizaj
Shitet banesë e mobiluar në Ferizaj, në Rrugën Ramadan Rexhepi, në katin e 3-të, me sipërfaqe prej 83.70 m². Prona ndodhet përballë Spitalit Rajonal, mbi Barnatoren Zeka dhe pranë Parkut të Qytetit, në një lokacion qendror me qasje të shpejtë në markete, barnatore, institucione dhe hapësira rekreative.
Banesë e gatshme për banim, e mobiluar me kujdes dhe pa nevojë për investime shtesë. Organizimi i hapësirës përfshin:
- Sallon me kuzhinë
- 2 dhoma gjumi
- Ballkon
- Banjo
- Koridor
Prona ofron pamje të hapur nga ana e Lybetenit dhe ndriçim të mirë natyral. Për shkak të lokacionit dhe organizimit funksional, është e përshtatshme për banim familjar ose si investim afatgjatë.
Për më shumë informata dhe caktim të terminit për vizitë, kontaktoni në: +383 49 53 54 77.
AV Real Estate – Çelësi i pronës suaj të ardhshme!
Marrëveshje