Banesë 122m², 3 Dhoma Gjumi në Ferizaj
User ID: 2486 • URL: @224419 • Lokacioni: Ferizaj
Ofrohet për shitje banesë moderne dhe e gatshme për banim në Ferizaj, në Rrugën Isa Boletini, lokacioni Smajl Gorani, prapa “The Village Shopping & Fun”. Banesa ndodhet në katin e 11-të dhe ka sipërfaqe prej 122 m². Kontrata realizohet te noteri.
Renditja funksionale përfshin:
- Sallon dhe kuzhinë
- 3 dhoma gjumi
- 1 master bedroom
- Ballkon
- Banjo
- Depo
- Koridor
Banesa ofron hapësirë të bollshme, ndriçim natyral dhe ambiente të përshtatshme për një jetesë komode familjare. Nga ballkoni ofrohet pamje e hapur urbane, ndërsa ambientet e brendshme janë të përfunduara me dysheme laminati dhe mure të ndriçuara.
Prona gjendet në një zonë të kërkuar, me qasje të lehtë pranë marketeve, shkollave, kafiterive, institucioneve dhe shërbimeve të tjera të nevojshme. E përshtatshme për banim familjar ose investim.
Për më shumë informata dhe për ta caktuar një vizitë, kontaktoni:
+383 49 53 54 77
AV Real Estate – Çelësi i pronës suaj të ardhshme!
Marrëveshje