Banesë 92m² në Ferizaj me Ashensor
User ID: 2486 • URL: @224419 • Lokacioni: Ferizaj
Për shitje ofrohet banesë moderne me sipërfaqe 92 m², e vendosur në katin e 6-të të Kompleksit Banesor Syri i Shqiponjës, në Rrugën Rexhep Bislimi, Ferizaj. Banesa është e mobiluar, e kompletuar dhe e gatshme menjëherë për banim.
Renditja funksionale përfshin:
- Sallon me kuzhinë
- 2 dhoma gjumi
- Ballkon
- Koridor
- Banjo
- Depo
Banesa ndodhet në objekt me ashensor funksional dhe ofron organizim praktik të hapësirës, ndriçim të mirë natyral dhe kushte të përshtatshme për banim familjar ose investim.
Lokacioni është përballë Shkollës “Qendra e Kompetencës” dhe Shkollës Fillore “Vezir Jashari”. Spitali Rajonal ndodhet rreth 200 metra larg, ndërsa qasja në shërbime dhe pikat kryesore të qytetit është e lehtë.
Dokumentacioni: Fletë Poseduese.
Për më shumë informata, kontaktoni në: +383 49 53 54 77.
AV Real Estate – Çelësi i pronës suaj të ardhshme!
Marrëveshje