Lokal 142m² për Shitje/Qira Ferizaj
User ID: 2486 • URL: @224419 • Lokacioni: Ferizaj
Ofrohet për shitje ose qira lokal afarist me sipërfaqe 142 m², në katin përdhesë të Kompleksit Morea, në rrugën kryesore Uran Tinova, Ferizaj. Lokali është ndërtim i ri, i sapohapur dhe me qasje të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore.
Pozita e lokacionit është shumë e favorshme: mbrapa Spitalit të Përgjithshëm, pranë Parkut të Qytetit dhe afër institucioneve, bizneseve dhe zonave të banuara. Lokali ofron ekspozim të mirë dhe qarkullim të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve.
Hapësira është funksionale dhe e përshtatshme për veprimtari të ndryshme afariste, përfshirë:
- Ordinancë ose klinikë
- Zyrë
- Market
- Barnatore
- Sallon
- Kafiteri ose restorant
- Butik
- Veprimtari të tjera biznesore
Lokali paraqitet si hapësirë e re, e ndriçuar dhe e përshtatshme për organizim sipas nevojave të biznesit. Dokumentacioni është i rregullt, ndërsa kontrata e shitjes ose qirasë realizohet te noteri.
Lokacioni: Ferizaj, Rr. Uran Tinova, Kompleksi Morea
Për më shumë informata: +383 49 53 54 77
AV Real Estate
Marrëveshje