Banesë e Mobiluar me 4 Dhoma Gjumi
User ID: 2721 • URL: @pragu-patuneshmeri • Lokacioni: Prishtine
Jepet me qira banesë e mobiluar në një nga lagjet më të përshtatshme të kryeqytetit, në afërsi të Gërmisë. Banesa është e arreduar në stil modern, me mobilje elegante dhe cilësore, si dhe ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës falë orientimit lindje–perëndim.
Renditja e hapësirës:
- Qëndrim ditor
- Kuzhinë me tryezari
- 4 dhoma gjumi, njëra me banjo
- 2 banjo
- 1 terasë
Pajisjet dhe veçoritë:
- Sistem ngrohjeje me pelet
- Klimë
- Gjenerator
- Siguri 24 orë nën mbikëqyrje me kamera
- Vendparkim
Banesë e përshtatshme për familje që kërkojnë hapësirë, komoditet, mobilim cilësor dhe lokacion të përshtatshëm në kryeqytet.
1,350.00€