Penthouse 155m² Arbëria me Terasë 90m²
User ID: 145 • URL: @apartment-patundshmeri • Lokacioni: Prishtine
Ofrohet për qira penthouse i mobiluar në lagjen Arbëria–Dragodan, pranë Komunës së Prishtinës dhe banesave të Tregtisë. Banesa ka sipërfaqe 155m² dhe një terasë të madhe prej 90m², me pamje të hapur në të gjitha anët e kryeqytetit dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Prona është e rregulluar në çdo detaj dhe e mobiluar me stil të veçantë. Organizimi i hapësirës përfshin:
- Sallon
- Kuzhinë
- 3 dhoma gjumi
- Një dhomë gjumi me banjo personale
- Koridor
- 2 banjo dhe 1 WC
- Terasë 90m²
Karakteristika kryesore:
- Ashensor privat vetëm për penthouse-in
- Rezervuar uji 500 litra, për furnizim 24 orë
- 2 garazha për vetura të përfshira në çmim
- Mobilim i kompletuar
- Pamje e hapur dhe orientim me diell nga mëngjesi deri në mbrëmje
Çmimi i qirasë është 1.700€ në muaj, plus depozitë. ID e shpalljes: 2580.
Për më shumë informata:
049 833 660
+383 45 307 297
1,700.00€