Banesë në SHITJE - 1+2 - Prishtina e Re afër Albi Mall - 94.23m²
User ID: 383 • URL: @access-real-estate • Lokacioni: Prishtine
Banesë në SHITJE - 1+2 - Prishtina e Re afër Albi Mall - 94.23m²
1,150 € Për M²
ID: 1858
TEL: 049 612 222
Banesa në dispozicion për shitje me sipërfaqe prej 94.23m², ndodhet në Lagjen Prishtina e Re, afër Albi Mall, ndërtues Orient Kubz. Banesa në katin e 5-të, ka dritaret e mëdha që lejojnë dritën natyrale brenda hapësirës me pamje të shkëlqyer dhe me diell gjatë tërë ditës. Posedon xhama katër stinor si dhe roletat i ka antracit. Ndodhet në një zonë të qetë, me qasje të lehtë në mjetet e transportit publik dhe me rrugët lokale. Një avantazh shtesë është se banesa është e gjërë dhe ka hapësirë maksimalisht të shfrytëzueshme. Përveç kësaj, në këtë zonë ka një infrastrukturë të zhvilluar mirë. Kriter tjetër i pozicionimit të banesës është edhe distanca mes objekteve tjera ekzistuese ose atyre që do të ndërtohen. Kompleksit “ORIENT” nuk i afrohet asnjë objekt më afër se 40m distancë ballore, pozitë e cila i siguron banorët që ndriçimi natyral në asnjë mënyrë të mos pengohet as tash e as në të ardhmen. Objekti banesor posedon ashensor funksional. Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Kjo pronë është e pajisur me leje ndërtimi dhe kontrata bëhet te noteri.
Ka këtë rënditje:
– Sallon me kuzhinë,
– 2 dhoma gjumi (njëra me banjo të veçantë),
– 2 Banjo,
– Terasë.
1,150.00€