2 Banesa EKSLUZIVE në SHITJE / 1+3 - Lagjja e Muhaxherëve -109m²
User ID: 383 • URL: @access-real-estate • Lokacioni: Prishtine
2 Banesa EKSLUZIVE në SHITJE / 1+3 - Lagjja e Muhaxherëve -109m²
Çmimi Sipas Marrëveshjes
ID: 3238
TEL: 049 612 222
Ofrohen për shitje banesat me orientim nga tre anët veri-jug-lindje me sipërfaqe prej 109m², ndodhen në Lagjen e Muhaxherëve, objekti afaristo banesor Kulla Front, Rr."Sokol Sopi", projektues Maden Group, afër shkollës fillore "Naim Frashëri". Ndodhen në katin e 11-të dhe 12-të, në një lokacion shumë të përshtatshëm me qasje të shpejtë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Ky lokacion ju mundëson të shijoni qetësinë dhe afërsinë me zonat e gjelbra. Brenda objektit Kulla Front ka furra të bukës si dhe restaurante, markete e të tjera. Këto prona janë ndërtuar duke përdorur materiale cilësore dhe teknologji inovative. Karakterizohen nga një standard shumë i lartë dhe vëmendje ndaj çdo detaji më të vogël. Hapësira e hapur, reflektimi i dritës natyrale brenda hapësirave i bëjnë më të veçantë këto prona. Dritaret e kompleksit janë të kualitetit të lartë të prodhuara në Austri. Objekti banesor ku ndodhen banesa posedon dy ashensor funksional të markës së njohur Hymeri Kleemann. Në këtë kompleks ka siguri të lartë, ku monitorohet 24/7 nga kamerat e sigurisë si edhe nga personeli fizik. Materialet e fasadës ventilluese kanë një qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të lartë pasi që punohen nga materiale rezistente ndaj dëmtimeve dhe ndaj kushteve klimatike. Ndarja në mes të banesave është me dy mure, izolim akustik dhe lesh guri. Sistemin e ngrohjes e kanë me energji elektrike. Banesat posedojnë nga një garazhë në vlerë prej 10.000€ dhe nga një depo në vlerë prej 2.000€. Vlen të theksohet se për këto prona kontrata bëhet te Noteri.
Kanë këtë rënditje:
- Qëndrim ditor,
- Kuzhinë me tryezari,
- 3 dhoma gjumi,
- Banjo,
- WC,
- Terasë.
Marrëveshje