Banesë EKSLUZIVE në SHITJE / 1+3 - Lagjja e Muhaxherëve -118.4m²
User ID: 383 • URL: @access-real-estate • Lokacioni: Prishtine
Banesë EKSLUZIVE në SHITJE / 1+3 - Lagjja e Muhaxherëve -118.4m²
Çmimi Sipas Marrëveshjes
ID: 3237
TEL: 049 612 222
Ofrohet për shitje banesa me orientim nga perëndimi me sipërfaqe prej 118.4m², ndodhet në Lagjen e Muhaxherëve, objekti afaristo banesor Kulla Front, Rr."Sokol Sopi", projektues Maden Group, afër shkollës fillore "Naim Frashëri". Ndodhet në katin e 7-të, në një lokacion shumë të përshtatshëm me qasje të shpejtë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Ky lokacion ju mundëson të shijoni qetësinë dhe afërsinë me zonat e gjelbra. Brenda objektit Kulla Front ka furra të bukës si dhe restaurante, markete e të tjera. Kjo pronë është ndërtuar duke përdorur materiale cilësore dhe teknologji inovative. Karakterizohet nga një standard shumë i lartë dhe vëmendje ndaj çdo detaji më të vogël. Hapësira e hapur, reflektimi i dritës natyrale brenda hapësirës e bëjnë më të veçantë këtë pronë. Dritaret e kompleksit janë të kualitetit të lartë të prodhuara në Austri. Objekti banesor ku ndodhet banesa posedon dy ashensor funksional të markës së njohur Hymeri Kleemann. Në këtë kompleks ka siguri të lartë, ku monitorohet 24/7 nga kamerat e sigurisë si edhe nga personeli fizik. Materialet e fasadës ventilluese kanë një qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të lartë pasi që punohen nga materiale rezistente ndaj dëmtimeve dhe ndaj kushteve klimatike. Ndarja në mes të banesave është me dy mure, izolim akustik dhe lesh guri. Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Banesa posedon një garazhë në vlerë prej 10.000€ dhe depo në vlerë prej 2.000€. Vlen të theksohet se për këtë pronë kontrata bëhet te Noteri.
Ka këtë rënditje:
- Qëndrim ditor me kuzhinë,
- 3 dhoma gjumi (njëra me garderobë dhe banjo të veçantë),
- Banjo,
- Terasë (me dalje nga qëndrimi ditor dhe nga 2 dhomat e gjumit).
Marrëveshje