Penthouse EKSLUZIV në SHITJE / 1+2- 121.5m² + 61m² TERASË - Lagjja e Muhaxherëve
User ID: 383 • URL: @access-real-estate • Lokacioni: Prishtine
Penthouse EKSLUZIV në SHITJE / 1+2- 121.5m² + 61m² TERASË - Lagjja e Muhaxherëve
Çmimi Sipas Marrëveshjes
ID: 3234
TEL: 049 612 222
Ofrohet për shitje penthouse me sipërfaqe prej 121.5m², ndodhet në Lagjen e Muhaxherëve, objekti afaristo banesor Kulla Front, Rr."Sokol Sopi", projektues Maden Group, afër shkollës fillore "Naim Frashëri". Ndodhet në katin e 9-të, në një lokacion shumë të përshtatshëm me qasje të shpejtë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Është i mobiluar në mënyrë moderne me stil në ngjyra neutrale të klasit të lartë. Ky lokacion ju mundëson të shijoni qetësinë dhe afërsinë me zonat e gjelbra. Brenda objektit Kulla Front ka furra të bukës si dhe restaurante, markete e të tjera. Kjo pronë është ndërtuar duke përdorur materiale cilësore dhe teknologji inovative. Karakterizohet nga një standard shumë i lartë dhe vëmendje ndaj çdo detaji më të vogël. Hapësira e hapur, reflektimi i dritës natyrale brenda hapësirës e bëjnë më të veçantë këtë pronë. Dritaret e kompleksit janë të kualitetit të lartë të prodhuara në Austri. Objekti banesor ku ndodhet penthouse posedon dy ashensor funksional të markës së njohur Hymeri Kleemann. Në këtë kompleks ka siguri të lartë, ku monitorohet 24/7 nga kamerat e sigurisë si edhe nga personeli fizik. Materialet e fasadës ventilluese kanë një qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të lartë pasi që punohen nga materiale rezistente ndaj dëmtimeve dhe ndaj kushteve klimatike. Ndarja në mes të banesave është me dy mure, izolim akustik dhe lesh guri. Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Avantazh i madh i këtij penthouse është se posedon terasë të madhe panoramike me pamje të mrekullueshme të qytetit të Prishtinës. Penthouse posedon një garazhë dhe depo që përfshihen në çmimin e shitjes. Vlen të theksohet se për këtë pronë kontrata bëhet te Noteri.
Ka këtë rënditje:
- Qëndrim ditor me kuzhinë,
- 2 dhoma gjumi,
- Banjo,
- WC,
- Terasë 61m².
Marrëveshje