Banesë 2+1, 92.9m² në Bregun e Diellit
User ID: 511 • URL: @boshnjaku-real-estate • Lokacioni: Fushe Kosove
Shitet banesë 2+1 në lagjen Bregu i Diellit, me sipërfaqe 92.9 m² neto dhe 101.3 m² bruto. Banesa është komplet e renovuar, e izoluar dhe e mobiluar me pajisje të reja. Orientimi nga lindja mundëson ndriçim dhe ngrohje natyrale nga dielli gjatë orëve të mëngjesit, deri rreth orës 12:00.
Përbërja e banesës:
- Sallon me kuzhinë
- 2 dhoma gjumi
- 1 banjo
- Depo
- 2 ballkone
Banesa ka ngrohje qendrore me energji elektrike dhe 2 klima ekonomike. Para objektit ka hapësirë gjelbëruese, ndërsa parkingu është i mjaftueshëm dhe pa pagesë. Lokacioni ofron qasje të lehtë në tri rrugë kryesore: te Xhambazt, Rruga B dhe Rruga Isa Kastrati. Shkolla fillore “Iliria” ndodhet vetëm rreth 30 metra larg.
Prona figuron si lokal në fletën poseduese me sipërfaqe 60 m², ndërsa matjet e reja nga gjeodet i licencuar e përcaktojnë sipërfaqen 92.9 m² neto dhe 101.3 m² bruto, pas shtesave të realizuara. Aktualisht shfrytëzohet për banim dhe të gjitha faturat janë të regjistruara për banim: tatimi, rryma, uji, mbeturinat dhe interneti. Është në proces zgjerimi i rrjetit të ngrohjes së Termokosit në zonë.
Kodi i pronës: B391
Për informata dhe termine për vizitë:
044 276 804
049 316 689
boshnjakurealestate@gmail.com
Marrëveshje